“Arena di Verona”, homazh për viktimat e Covid-19, mes artistëve edhe Saimir Pirgu

Nga A2 CNN
3 Gusht 2020, 16:45 | Kulturë
“Arena di Verona”, homazh për viktimat e Covid-19, mes

Të paktë kanë qenë ata që kanë mundur të shijojnë një shfaqje operistike këto kohë. Kështu ka ndodhur edhe në Arenën e Veronës që ndonëse është hapur zyrtarisht, ka pritur dashamirës të artit në masa të rrepta sigurie.  

“Rekuiem” nga Moxart ka qenë kryefjala e kësaj nisje artistike, dhe e gjithë shfaqja e konceptuar si një homazh për të gjithë ata që humbën betejën me koronavirusin.

Ky koncert i parë në arenën e Veronës ka ngjitur në skenë 24 artistë të njohur të skenës operistike e mes tyre edhe shqiptarin Saimir Pirgu.

Tenori ka interpretuar më herët një arie nga “Ballo me Maska”, ndërsa ka bërë thirrje që të rinjtë të kthejnë syë nga muzika klasike.  

Koncerti “Requiem” ku performon edhe tenori shqiptar do të transmetohet në platformën Youtube, për të gjithë ata që nuk munden ta shijojnë Moxartin në skenën madhështore të “Arenës së Veronës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos