Atalanta mposht Romën, Gjimshiti dëmtohet sërish

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 22:52 | Futboll
Atalanta mposht Romën, Gjimshiti dëmtohet sërish

Atalanta ka marrë një fitore 3-1 ndaj Romës në ndeshjen e fundit të javës së 31-të në Serie A, duke e bërë edhe më të ashpër garën për zonën Champions.

Roma e Mourinhos u tregua më kërkuese, por Atalanta ishte cinike në këtë takim, duke shfrytëzuar më së miri rastet e pakta që iu paraqitën për shënim.

Për vendasit realizuan Pasalic, në pjesën e parë dhe Toloi e Koopmeiners në të dytën. Goli i vetëm për Romën u realizua nga Pellegrini.

Pas këtij takimi, veç Napolit që po shkon i sigurt drejt titullit kampion dhe vendi i katërt tashmë është siguruar edhe matematikisht, 6 ekipe të tjera janë në garë për 3 biletat e tjera të Championsit.

Ndërkohë, Berat Gjimshiti, i cili e nisi ndeshjen si titullar, u detyrua të largohej në pjesën e dytë për shkak dëmtimi. Tashmë mbetet për t’u parë shkalla e dëmtimit që ka pësuar mbrojtësi për të zbuluar nëse do të jetë pjesë e kombëtares në dy ndeshjet e muajit qershor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos