Aeroplani ulet në mes të rrugës

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 09:50 | Kapur në kamera

Momenti kur një avion i vogël detyrohet të ulet në mes të rrugës së një lagjeje të banuar në Feniks, Arizona, është kapur në kamera. Ngjarja ka ndodhur në prill të këtij viti dhe pamjet vijnë nga një kamera e lidhur me krahun e aeroplanit. Piloti Michael Tragarz tha për mediat lokale që pasi pa se rruga ishte bosh, vendosi që të ulej aty. Një prej udhëtarëve tha se ishte në muaj mjalti dhe se fluturimi ishte dhuratë për bashkëshorten. Autoritetet kanë nisur hetimet, por paraprakisht mësohet se motori i aeroplanit kishte shfaqur probleme. Pavarësisht uljes emergjente, asnjë prej 3 personave në bord nuk u lëndua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos