Një grua 56-vjeçare në shtetin e Uashingtonit, SHBA, është arrestuar pasi dyshohet se ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur mbi trotuar, duke ndjekur një fëmijë që po ngiste një motor të vogël dhe më pas ka tentuar të hyjë në banesën e një personi të panjohur.
Sipas autoriteteve në Spokane County, ngjarja ndodhi më 28 prill rreth orës 18:05, kur policia mori një njoftim për një drejtues mjeti agresiv. Dyshohet se gruaja, e identifikuar si Wendy A. Clemente, ka hipur me makinë në trotuar dhe është përpjekur të godasë një të mitur, duke e ndjekur për disa metra. Fatmirësisht, fëmija nuk pësoi lëndime, shkruan A2 CNN.
Rreth 25 minuta më vonë, policia u njoftua për një tentativë të dyshuar për hyrje në një banesë aty pranë. Pronari i shtëpisë, përmes kamerave të sigurisë, pa një grua që tentonte të hapte derën. Deputetët e gjetën Clemente në vendngjarje dhe e arrestuan.
Fillimisht ajo mohoi konsumimin e alkoolit, por më pas pranoi se kishte pirë. Ajo përballet me akuza për tentativë sulmi të shkallës së parë, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkelje të pronës. Gjykata vendosi lirimin e saj pa garanci, në pritje të procedimeve të mëtejshme. (A2 Televizion)