Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në Buje të Kroacisë.
Pronari i një makine “Dacia” hapi derën, pa diçka të çuditshme, e kuptoi se çfarë ishte dhe thjesht e mbylli derën. Në makinë kishte një gjarpër.
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Zagrebit, Ivan Cizelj tha se kjo ishte një nepërkë.
“Për aq sa mund të shoh unë, është një nepërkë. 99 përqind e sigurt se është ashtu. Ai është futur gabimisht në makinë ose ka qenë ngjitur me ndonjë objekt. Sepse nepërkat nuk e tolerojnë nxehtësinë e lartë. Të qenit në një makinë të mbyllur është po aq e rrezikshme për ta sa është për ne. Kur temperaturat janë të larta, ata zvarriten nën disa shkurre, nuk u përshtatet atyre”, tregoi Cizelj.
Gjarpri (Vipera ammodytes) konsiderohet gjarpri më helmues evropian. Zakonisht lëshon vezët gjatë shtatorit. Këta gjarpërinj jetojnë deri në 15 vjet dhe janë aktivë kryesisht natën. Gjatë ditës, ata kryesisht flenë, duke tretur ushqimin e tyre.
Kafshimi i tyre mund të jetë fatal për njerëzit, pavarësisht nëse është një gjarpër i ri apo i vjetër. (A2 Televizion)