Ministrja lahet në Senë për të vërtetuar se uji është i pastër

Nga A2 CNN
13 Korrik 2024, 14:23 | Kapur në kamera

Ministrja franceze e Sporteve, Amelie Oudea-Castera, u zhyt në Senë të shtunën, për të vërtetuar se ujërat e lumit që përshkon kryeqytetin francez janë të pastra. Fushata e marketingut u bë pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, që këtë vit zhvillohen pikërisht në Paris.

Olimpiada nis më 26 korrik dhe përfundon më 11 gusht. Në Senë do të zhvillohen gara e triatlonit dhe maratona e notit.

Edhe kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, e cila nisi fushatën për pastrimin e lumit para nisjes së Olimpiadës, tha se do të notojë në lumë për të provuar se objektivi është arritur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos