Momente paniku në aeroportin e Stambollit të mërkurën, pasi një avion mallrash bëri ulje emergjente në pistë. Në pamjet e siguruara nga Agjencia e Lajmeve Reuters shihet se si rrotat e përparme nuk hapen duke bërë që avioni Boeing 767 të ulet me kokë në pistë. Fatmirësisht asnjë pjesëtar i ekuipazhit nuk pësoi dëmtime dhe të gjithë u evakuuan në kohë. (A2 Televizion)
Momenti dramatik kur avioni ulet me kokë në pistë
