Kila-uea e Hauait është "një nga vullkanet më aktive në botë" dhe ka shpërthyer periodikisht që nga 23 dhjetori 2024.
Por këto janë pamjet më të fundit të llavës së shkrirë që u shpërnda në mënyrë dramatike nga krateret perëndimore dhe jugore të vullkanit me shpërthimin e se premtes.
Kamerat e Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara treguan rrjedha llave që konvergojnë së bashku dhe gdhendin peizazhin. (A2 Televizion)