Avioni ulet në mes të autostradës në orarin e pikut

Nga A2 CNN
1 Tetor 2025, 13:21 | Kapur në kamera

Një avion i vogël u detyrua të bënte një ulje emergjente në autostradën Interstate 15, gjatë orës së pikut të trafikut mbrëmjen e të hënës, shkruan A2 CNN.

Sipas Patrullës Rrugore të Kalifornisë, piloti arriti ta drejtojë avionin në zonën ndarëse të autostradës, duke shmangur përplasjen me automjetet që qarkullonin në atë moment. Autoritetet konfirmuan se nga incidenti nuk pati asnjë të lënduar.

Ngjarja shkaktoi vonesa të përkohshme në qarkullim, por trafiku u normalizua pas ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente. Hetimet vijojnë për të përcaktuar arsyet teknike që çuan në uljen e detyruar të avionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos