Një roje sigurie u bë heroi i ditës në qytetin turk Kayseri, pasi shpëtoi një vajzë pak centimetra para se të përfundonte poshtë tramvajit, shkruan A2 CNN
Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga kompania Kayseri Transportation, tregojnë gruan, e cila, me kufje në vesh, kalon nëpër shinat e tramvajit pa e vënë re që po afrohej mjeti. Në momentin kritik, roja i sigurisë ndërhyri me shpejtësi, duke e tërhequr gruan në anë të sigurt pak sekonda përpara se tramvaji të ndalonte me frenim emergjent.
Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, ndërsa reagimi i shpejtë i rojës u vlerësua gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat lokale.
Në një deklaratë zyrtare, Kayseri Transportation u bëri thirrje të gjithë qytetarëve dhe udhëtarëve të jenë më të kujdesshëm gjatë lëvizjes në afërsi të linjave hekurudhore urbane, për të shmangur incidente të tilla që mund të rezultojnë fatale. (A2 Televizion)