U godit me shpullë nga bashkëshortja, dëgjoni këshillën martesore të Trump për Macron

Nga A2 CNN
31 Maj 2025, 16:55 | Kapur në kamera

Presidenti Donald Trump i dha një këshillë shumë të thjeshtë homologut francez, Emmanuel Macron, kur u pyet lidhur me incidentin e ndodhur në Vietnam disa ditë më parë, ku u godit me shuplakë nga bashkëshortja, Brigitte Macron, para se të zbrisnin nga avioni.

I pyetur nga një gazetar në zyrën ovale, nëse kishte ndonjë këshillë martesore, si lideri botëror-liderit botëror, Trump u përgjigj: “Sigurohuni që dera të qëndrojë e mbyllur... Nuk ishte e bukur, nuk ishte e bukur...”.

Më pas, presidenti shtoi: “Fola me të... Ai është mirë, të dy janë mirë. Janë të dy njerëz shumë të mirë, i njoh mjaft mirë. Dhe... nuk e di se për çfarë bëhej fjalë, por i njoh shumë mirë dhe janë në rregull”.

Që nga momenti i publikimit, video u bë virale në rrjet. Fillimisht, zyra e shtypit e Macron e mohoi autenticitetin e videos, ndërsa më pas tha se gjithçka ndodhi në një moment relaksi për çiftin presidencial. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos