Momenti i një aksidenti të tmerrshëm në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me një shtëpi regjistrua nga një kamera brenda automjetit.
Sipas New York Post, kamioni, i cili po transportonte rërë për çimento, po udhëtonte me shpejtësi prej 80 km/orë, me vlerësimin fillestar që tregonte një aksident që ndodhi për shkak se shoferi u sëmur papritur.
Videoja tregon kamionin duke dalë nga korsia e duke hyrë në rrugën përballë. Më pas mjeti kalon nëpër një kopsht, duke u kacavjerrë pranë një shtëpie dhe duke përfunduar sipër saj.
Wild dash cam video of dump truck crashing into home in Woodbury Heights, NJ.
— Chris O'Connell (@CoconnellFox29) May 20, 2025
Owner of company says driver had a grand mal seizure before crashing into the home. Driver trapped for two hours. Both driver and homeowner escaped major injury. Home destroyed. @FOX29philly pic.twitter.com/c0QACVPXhe
Në momentin e aksidentit, një person ndodhej në shtëpi dhe u plagos lehtë, por banesa u shkatërruar plotësisht.
Shoferi i kamionit, i cili punoi për vite me radhë në Zeisloft Trucking, mbeti i bllokuar në automjet dhe zjarrfikësve iu deshën tre orë për ta nxjerrë atë.
"Ai nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. E vetmja gjë që di është se ishte bllokuar në kamion", tha pronari i kompanisë. (A2 Televizion)