Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur dy zyrtarë të Bashkisë së Mexico City-t u ekzekutuan me gjakftohtësi në mes të ditës, të martën, në qendër të qytetit.
Sipas mediave vendase viktimat janë dy asistentë të kryetares së Bashkisë së kryeqytetit meksikan, Clara Brugada, shkruan A2 CNN. Bëhet fjalë për sekretaren personale të kryebashkiakes, Ximena Guzman, dhe këshilltarin e saj Jose Munoz.
Sipas raportimeve Guzman po shkonte në punë me makinë dhe kishte ndaluar në qendër të qytetit për të marrë kolegen. Në momentin që makina kishte ndaluar, shihen dy persona të armatosur të cilët zbresin nga motori dhe qëllojnë Munoz duke e lënë të vdekur në rrugë. Më pas ata qëllojnë të paktën katër herë drejt Guzman-it, që ishte brenda në makinë, duke e vrarë në vend.
Dhuna ndaj zyrtarëve dhe politikanëve në Meksikë është bërë thuajse e zakonshme në të gjitha krahinat e vendit. Shpesh këto atentate i atribuohen karteleve të drogës, që përmes dhunës kërkojnë më shumë ndikim në jetën politike në vend. (A2 Televizion)