Brigitte godet me shuplakë Presidentin e Francës, Macron

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 11:27 | Kapur në kamera

Një video që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale tregon momentin kur Presidenti francez Emmanuel Macron goditet me shuplakë nga bashkëshortja e tij, Brigitte, teksa mbërrin në Hanoi. Në pamje shihet një person me xhaketë të kuqe që, sapo hapet dera e avionit, duket sikur e shtyn Macron-in në fytyrë me dorë. Pasi vëren kamerat, Macron buzëqesh dhe përshëndet turmën.

Më pas, zbulohet se personi me xhaketë të kuqe është Brigitte Macron, bashkëshortja e Presidentit, ndërsa çifti zbret nga shkallët e avionit.

Sipas Franceinfo, Elysee e ka mohuar saktësinë e videove, duke i quajtur të pavërteta. Ndërkohë, burime të afërta me Presidentin i kanë interpretuar pamjet si një moment humori mes çiftit dhe jo si një konflikt. “Ishte një çast relaksi përpara nisjes. Nuk është asgjë për teoricienët e konspiracioneve”, ka thënë një burim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos