E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 11:04 | Lifestyle

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos

Ylli i ri i rrjeteve sociale, Jack Kay, i njohur ndryshe si “Ibiza Final Boss”, ka nënshkruar këtë javë një marrëveshje bashkëpunimi me vlerë disa dhjetëra mijëra paund me gjigantin britanik të modës, boohooMAN. Lajmi është konfirmuar nga menaxherët e tij në Neon Management, të cilët theksuan se Jack është shumë entuziast për këtë hap të ri në karrierën e tij, shkruan A2 CNN.

26-vjeçari u bë i famshëm brenda pak ditësh pasi një video e tij duke kërcyer në Ibiza u bë virale në rrjete sociale. Pamja e tij unike, përfshirë modelin e flokëve “tas”, e bëri atë të spikaste mes qindra turistëve dhe i solli mijëra ndjekës të rinj. Pas suksesit të papritur, Jack firmosi me agjencinë e njohur Neon Management.

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos

Marrëveshja me boohooMAN shihet si hapi i parë i madh drejt një karriere më të gjerë në botën e argëtimit dhe modës. Sipas “Daily Mail”, Jack vizitoi selinë e kompanisë në Manchester për të firmosur kontratën, ndërsa një foto e publikuar nga mediat britanike e tregonte atë me një bluzë ku shkruhej “IBIZA FINAL BOSS”.

Popullariteti i tij ka tërhequr vëmendjen e shumë markave të tjera. Madje edhe Greggs, rrjeti i famshëm britanik i furrave, publikoi një foto të biskotave që ngjanin me pamjen e tij, duke shkruar me humor: “Gingerbread Man final boss”. Krahas modës, Jack ka nisur edhe karrierën muzikore, duke publikuar këngën “Ibiza Final Boss” në bashkëpunim me Carnao Beats. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos