Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Nga Xhevahir Qardaku
13 Janar 2026, 12:03 | Lifestyle

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë,

Kur bëhet fjalë për udhëtimin nga një vend në tjetrin pa kufizime dhe për të shijuar radhë më të shkurtra në kontrollin kufitar, ekziston një nivel elitar pasaportash që janë më të forta se të tjerat, shkruan A2 CNN.

Tre pasaportat kryesore, sipas raportit të fundit nga Henley Passport Index, janë vendet aziatike: Singapori në vendin e parë me 192 destinacione pa pasur nevojë për një vizë, ose që e merr atë në mbërritje, Japonia dhe Koreja e Jugut të barabarta në vendin e dytë. Dy vende nga Ballkani është në listën e 10 pasaportave më të forta në botë për vitin 2026.

Bëhet fjalë për Greqinë, që renditet në vend të katërt bashkë me Italinë, Francën, Gjermaninë etj… me 185 destinacione pa viza, si dhe Kroacinë në vend të 6. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, renditen të fundit në Ballkan, edhe pas Bosnje e Hercegovinës që kanë një pasaportë me 124 destinacione pa viza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos