Grimierja e famshme ndan sekretet e saj kryesore për një fondatinë perfekte

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 22:34 | Lifestyle

Grimierja e famshme ndan sekretet e saj kryesore për një

Hailey Bieber, Kendall Jenner, Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe shumë vajza të tjera të famshme të Hollivudit, përveçse të suksesshme në fushat e tyre, kanë edhe një gjë të përbashkët: të njëjtën grimiere. Mary Phillips është ajo që realizon grimin e tyre përpara sesioneve fotografike dhe eventeve zyrtare, duke u siguruar që ato të duken rrezatuese.

Kjo është arsyeja pse kur profesionistë si Phillips ndajnë sekretet e tyre, ne mbajmë shënime. Këtë herë grimerja përmes llogarisë së saj në Instagram zbuloi tre këshilla për aplikimin perfekt të fondatinës në grim.

Këshilla nr 1: Aplikojeni bazën në pjesën e dorës, në mënyrë që të dini gjithmonë se sa produkt po merrni nw furçë.

Këshilla nr 2: Filloni të aplikoni fondatinën nga qendra e fytyrës drejt vijës së flokëve, që produkti të zbehet në mënyrë harmonike nga jashtë.

Këshilla nr 3: Aplikoni bazën me lëvizje lart.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mary Phillips (@maryphillips) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos