Gruaja dhe burri perfekt... sipas britanikëve

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 17:56 | Lifestyle

Gruaja dhe burri perfekt... sipas britanikëve

Një studim i veçantë nga aplikacioni i takimeve “Wisp” ka hedhur dritë mbi se cilat janë tiparet më të dëshirueshme të një partneri ideal – sipas 1,200 beqarëve britanikë që ndërtuan “partnerin perfekt” duke zgjedhur pjesë të ndryshme nga fytyra dhe karakteri i personazheve të njohur të Britanisë. Nga flokët e Jason Statham te humori i Jeremy Clarkson dhe qëndrimi i Emma Willis, ky kombinim i pazakontë është futur edhe në sistemin e inteligjencës artificiale për t’u vizualizuar.

Burri ideal: Pa flokë, me sy blu dhe me humor therës
Në krye të listës për flokët më të dëshirueshme është Jason Statham, me 53% të të anketuarve që preferuan kokën e tij pa flokë ndaj emrave si David Beckham apo Harry Styles. Syte blu të Piers Morgan morën 41% të votave, duke lënë pas Idris Elbën (33%) dhe Jamie Dornan (6%).

Gruaja dhe burri perfekt... sipas britanikëve

Hunda më të preferuar e kishte Sam Thompson (29%), ndërsa goja e Jamie Laing nga “Made in Chelsea” ishte zgjedhja e parë për 51% të të anketuarve. Trupi ideal? Ai i boksierit Tommy Fury, që la pas Joe Wicks dhe Anthony Joshua.

Zëri më tërheqës sipas beqarëve britanikë e ka Richard Ayoade, me 56% të votave, përpara aktorit Tom Holland (28%). Kur vjen puna tek humori, Jeremy Clarkson ishte zgjedhja kryesore me 41%, duke tejkaluar Romesh Ranganathan (29%) dhe Mo Gilligan (17%).

Për qëndrim dhe karizëm, Gary Lineker – ish-futbollist dhe analist – u përzgjodh si modeli më ideal, para Danny Jones dhe Simon Cowell.

Gruaja ideale: Flokët bionde, buzët e plota dhe personalitet i fortë
Nga ana tjetër, “gruaja perfekte” sipas këtij sondazhi nis me flokët bionde të Molly-Mae Hague, të preferuara nga 45% e të anketuarve. Ajo lë pas Rose Ayling-Ellis (23%) dhe Zara McDermott (21%).

Gruaja dhe burri perfekt... sipas britanikëve

Sytë më të bukur? Michelle Keegan, e ndjekur nga Florence Pugh dhe Dua Lipa. Hunda më e pëlqyer ishte ajo e prezantueses Maya Jama (33%), ndërsa buzët e Jesy Nelson morën pothuajse gjysmën e votave (48%).

Përsa i përket trupit ideal, Amanda Holden ishte zgjedhja kryesore me 38%, përpara Sophie Habboo (37%) dhe Abbey Clancy (16%), shkruan A2 CNN.

Zëri më tërheqës? Cat Deeley (39%), me AJ Odudu ngushtë pas saj (38%). Kur flasim për humor, Harriet Kemsley u përzgjodh nga 45% e pjesëmarrësve, ndërsa për qëndrim dhe personalitet, Emma Willis doli në krye. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos