All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Puna e “ëndrrave” që askush "nuk e do", 250 ditë pushim në vit

Nga A2 CNN
2 Qershor 2025, 12:59 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Puna e “ëndrrave” që askush "nuk e do", 250

Amalie Lundstad është një inxhiniere 29-vjeçare norvegjeze që ka gjetur punën e ëndrrave për shumë njerëz: 250 ditë pushim në vit, pagë vjetore mbi 100 mijë euro dhe kushte të jashtëzakonshme pune në një platformë nafte pranë Bergenit, Norvegji.

All - Paragraf - 3

Prej më shumë se tre vitesh, Amalie punon si inxhiniere procesesh në këtë platformë detare ku, përveç pagës bazë, përfiton shpërblime shtesë për turnet dhe gatishmërinë, duke e çuar të ardhurat nga 78 mijë deri në 113 mijë euro në vit. Ajo punon dy javë dhe më pas ka dy javë pushim – një ritëm që i jep mundësinë të udhëtojë, të ndjekë projekte personale dhe të qëndrojë aktive në rrjetet sociale, ku në Instagram (@amalielundstad) numëron thuajse 90 mijë ndjekës, shkruan A2 CNN.

Platforma ku ajo punon është e pajisur me palestra, simulator golfi dhe gjuetie, duke e bërë ambientin më të lehtë për të përballuar izolimin dhe largësinë nga familja. Megjithatë, puna është shumë e kërkuar dhe me përgjegjësi të lartë, pasi çdo gabim mund të ketë pasoja serioze për sigurinë. Amalie thotë se punojnë gjithmonë në çifte, ku njëri kontrollon punën e tjetrit për të shmangur çdo gabim.

“Nuk ka dy ditë të njëjta,” shprehet ajo, duke pranuar se megjithëse kushtet janë të mrekullueshme, puna është aq sfiduese sa pak vetë e dëshirojnë vërtet. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos