Ngrohja globale mund të rrisë tumoret te femrat

Nga A2 CNN
27 Maj 2025, 17:43 | Lifestyle

Ngrohja globale mund të rrisë tumoret te femrat

Përveç rritjes së përhapjes së sëmundjeve që lidhen me nxehtësinë dhe infeksioneve tropikale, ngrohja globale mund të rrisë rrezikun e disa llojeve të caktuara të kancerit. Një studim i publikuar në “Frontiers in Public Health” tregon se ngrohja globale mund të kontribuojë në rritjen e rasteve të kancerit tek gratë, veçanërisht në vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, shkruan A2 CNN.

Studiuesit nga Universiteti Amerikan në Kajro analizuan të dhëna nga 17 vende dhe zbuluan se për çdo gradë rritje të temperaturës, rritet ndjeshëm incidenca dhe vdekshmëria nga kanceri i gjirit, vezoreve dhe qafës së mitrës.

Ndikimi, siç raporotn A2 CNN, është më i theksuar në vende me temperatura ekstreme si Katari, Bahreini, Arabia Saudite dhe Siria.

Shkencëtarët theksojnë se ndotja e ajrit, ekspozimi ndaj kancerogjenëve dhe përkeqësimi i sistemeve shëndetësore për shkak të klimës mund të jenë faktorë ndikues.

Ky zbulim sugjeron nevojën për të përfshirë ndryshimet klimatike në politikat e shëndetit publik, veçanërisht për mbrojtjen e grave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos