Ju japin edhe 70 mijë euro.. a do të jetonit në këto ishuj të Irlandës?

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 18:02 | Lifestyle

Ju japin edhe 70 mijë euro.. a do të jetonit në këto ishuj

Nëse këtë verë po kërkon një ndryshim në jetën tënde, Irlanda mund të jetë destinacioni ideal. Qeveria irlandeze ka rinovuar deri në vitin 2033 programin që synon të ripopullojë 23 ishuj pothuajse të braktisur, përfshirë Aran, Clare, Dursey, Inishturk, Inishbofin dhe Bere.

Sipas të dhënave të fundit nga viti 2016, këto ishuj kanë vetëm 2.734 banorë, ndërsa janë të njohur për bukurinë natyrore, bregdetet piktoreske dhe faktin që disa prej tyre kanë shërbyer si skena për filma ndërkombëtarë. Turizmi është një burim i rëndësishëm ekonomik, por tani po kërkohen banorë të përhershëm për të garantuar mbijetesën e komuniteteve lokale, shkruan A2 CNN.

Shteti ofron deri në 70 mijë euro për ata që blejnë një banesë në ishuj dhe angazhohen ta përdorin si banesë kryesore ose për qira afatgjatë. Në rastet kur shtëpia ka nevojë për rinovim të plotë, mund të përfitohen edhe 20 mijë euro shtesë. Paratë nuk mund të përdoren për qëllime turistike apo për banesa me qira të përkohshme.

Për të përfituar, banorët e rinj duhet të jetojnë në pronë për të paktën 10 vjet. Nëse kjo nuk respektohet, ata duhet të kthejnë fondet e marra nga shteti. Deri tani janë dorëzuar 35 aplikime, ndërsa programi është i hapur për të gjithë që kanë leje qëndrimi në Irlandë, nuk është e nevojshme të jesh qytetar irlandez. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos