“Mumjet e Egjiptit kanë ende erë të mirë”

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2025, 17:22 | Lifestyle

“Mumjet e Egjiptit kanë ende erë të mirë”

Një studim i ri ka zbuluar se trupat e mumifikuar nga Egjipti i lashtë, edhe pas 5000 vjetësh, mbajnë ende një aromë të këndshme dhe karakteristike. Shkencëtarët nga Universiteti i Lubjanës dhe UCL zbuluan se aromat e mumieve përshkruheshin si "drurë", "pikante" dhe "të ëmbla".

Për të analizuar këto aroma, studiuesit përdorën një metodë të avancuar që mundësoi kapjen e erës nga brenda sarkofagut, pa prekur trupin e mumifikuar.

Kjo teknike u lejoi atyre të rindërtojnë kimikisht aromën dhe ta prezantonin atë në Muzeun Egjiptian në Kajro, duke ofruar një përvojë të re dhe unike për vizitorët.

Përveç përvojës muzeale, ky zbulim mund të kontribuojë edhe në ruajtjen afatgjatë të mumieve.

Studiuesit identifikuan substanca që lidhen me zbërthimin e yndyrave shtazore të përdorura në procesin e balsamimit, duke sugjeruar se aroma mund të ndihmojë në përcaktimin e gjendjes së trupit dhe nevojës për ndërhyrje konservuese.

Dr. Cecilia Bembibre, një nga autorët e studimit, theksoi se ky hulumtim mund të zbulojë detaje të reja mbi statusin shoqëror të mumieve, pasi faraonët dhe fisnikët trajtoheshin me vajra dhe balsame të veçanta gjatë mumifikimit.

Ky zbulim i inovativ tregon se aroma e mumieve nuk është thjesht një relike e së kaluarës, por një burim i vlefshëm për të kuptuar më mirë kulturën dhe traditat e Egjiptit të lashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos