Margaret ka jetuar në një vend tjetër nga burri i saj për 15 vitet e fundit.
Ajo jeton në Londër dhe ai në Australi. Udhëtimi midis kontinenteve do të thotë që koha që ajo dhe Peteri takohen varion nga një herë në vit deri në çdo 18 muaj.
Pavarësisht distancës dhe kohës midis vizitave, ata mbeten një çift besnik dhe i lumtur.
"Kam bërë një sërë miqsh të rinj dhe jetoj vetëm në apartamentin tim komod në Londër. Kështu që i kam bërë të gjitha këto ndërsa jam ende e martuar, ka qenë një përvojë e mrekullueshme", tha ajo nw njw intervistw për Woman's Hour në BBC Radio 4.
Të jetosh në një shtëpi të ndryshme nga partneri/partnerja nuk është aq e pazakontë, madje termi ka edhe akronimin e vet - LAT - për të përshkruar çiftet që "jetojnë larg njëri-tjetrit".
Margaret beson se mund të kesh një martesë të përmbushur, edhe kur nuk ndani të njëjtën shtëpi.
Shumë çifte të profilit të lartë kanë folur hapur edhe për zgjedhjen e tyre për të jetuar larg njëri-tjetrit.
Për shumë vite, Ashley Graham jetoi në Nju Jork, ndërsa bashkëshorti i saj, regjisori, ishte në Los Angeles.
Gwyneth Paltrow dhe bashkëshorti i saj, shkrimtari dhe regjisori Brad Falchuk, e kaluan pjesën e parë të martesës së tyre në shtëpi të ndara, gjë që aktorja tha se e ndihmoi marrëdhënien të qëndronte e freskët.
Modelja Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin jetuan të ndarë për shumë vite në një lidhje në distancë, ashtu si aktorja Helena Bonham Carter dhe regjisori Tim Burton gjatë lidhjes së tyre 13-vjeçare.
Për Margaretën, jeta ishte shumë ndryshe 15 vjet më parë. Ajo jetonte në Australi dhe nuk punonte jashtë shtëpisë dhe kujdesej për katër fëmijët e saj, ndërsa bashkëshorti i saj, Peter, ishte mjek me kohë të plotë.
Kur mbushi 57 vjeç, Margaret u kthye në universitet, ku u diplomua me një doktoraturë në gjuhësi të aplikuar.
Pasi mbaroi studimet dhe fëmijët ishin larguar nga shtëpia, ajo besoi se kishte ardhur koha të bënte diçka ndryshe dhe vendosi të transferohej në Londër.
"U bë e qartë se unë dhe Peteri kishim qëllime të ndryshme për atë fazë të jetës sonë. Ai donte të qëndronte në shtëpinë e familjes, të vazhdonte të punonte, ndërsa unë e pashë si një mundësi."
Tani ajo është Zyrtare Arsimore në Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve.
(A2 Televizion)