Nutricionistja Matina Çobo është shprehur se ushqimi ka një ndikim shumë të madh te çiftet e reja, kur duan të bëhen me fëmijë.
Komentet Çobo i bëri në një lidhje direkte për emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, ku tha se ka dieta të caktuara që ndihmojnë çiftet që kanë probleme me fertilitetin.
Çobo përmendi dietën ketogjenike, e cila sipas saj eleminon karbohidratet dhe shton perimet e frutat, duke ndihmuar kështu në rregullimin e receptorëve hormonalë e seksual.
“Ka raste që duan të ngelin shtatzënë dhe hasin vështirësi pas 2-3 përpjekjeve. Unë shoh një ndërgjegjësim të moshave të reja, që fillojnë dhe ndryshojnë stilin e të ushqyerit. Insulina ka një rëndësi shumë të madhe në balancimin e hormoneve seksuale. Unë zbatoj shumë dietën ketogjenike, për rastet që kanë probleme me fertilitetin.
Keto duke mos konsumuar karbohidrate, nuk aktivizon insulinën dhe kjo ndikon shumë në rregullimin e receptorëve, edhe hormonalë të hormoneve seksuale. Dhe kjo na ndihmon për një fertilitet më të mirë. Janë minerale të tjera që quhej gjurmë, të cilat shpesh herë anashkalohen në rastet e dietave.
Kur bën një dietë specifike, është e rëndësishme që të normalizohen të gjitha vlerat e mineraleve gjurmë. Në përgjithëse të gjitha persimet apo sallatat me gjethe jeshile, ose frutat arore, rrisin mineralet gjurmë për të arritur fertilitetin”, tha mes të tjerash nutricionistja. (A2 Televizion)