Së shpejti një terapi universale antivirale, testohet me sukses te minjtë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 08:12 | Lifestyle

Së shpejti një terapi universale antivirale, testohet me sukses te

Shkencëtarët nga Universiteti i Kolumbias dhe Shkolla e Mjekësisë Icahn në Malin Sinai kanë zhvilluar një terapi të re që ofron mbrojtje të përkohshme kundër çdo virusi.

E frymëzuar nga një mutacion shumë i rrallë gjenetik që u jep disa njerëzve imunitet natyror, terapia funksionon duke aktivizuar dhjetë proteina mbrojtëse përmes ARN-së mesazhere, të ngjashme me vaksinat mRNA.

Kjo terapi parandaluese është testuar me sukses te minjtë dhe pengoi replikimin e gripit dhe SARS-CoV-2, duke reduktuar simptomat. Detajet janë publikuar në Science Translational Medicine.

Mbrojtja zgjat 3-4 ditë dhe mund të shërbejë si armë kundër pandemive të ardhshme, veçanërisht për personelin shëndetësor dhe individët me rrezik të lartë, ose anëtarët e familjes së personave të infektuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos