Mësuesja italiane Elena Maraga, e cila u bë e famshme pasi institucioni arsimor për të cilin zbulonte, gjeti në internet profilin e saj në OnlyFans, ku publikonte kontent për të rritur, është pushuar zyrtarisht nga puna.
Elena ishte edukatore në një çerdhe famullie në Treviso, por përfundoi në qendër të polemikave për shkak të profilit të saj në OnlyFans. 29-vjeçarja gjatë një emisioni radiofonik tha se realizimi i fotove komprometuese nuk e ka cenuar kurrë profesionalizmin e saj në punë.
"Më dërguan një letër ku thuhej se më kishin shkarkuar për sjellje të papërshtatshme sepse marrëdhënia e besimit është dëmtuar. Më duket 100% e padrejtë”, tha 29-vjeçarja.
Skandali me të si protagoniste shpërtheu në mes të marsit, duke shkaktuar menjëherë polemika, ndërsa një grup prej 30 prindërish nënshkruan një peticion kundër shkarkimit të saj, e të tjerë e konsideruan sjelljen e saj të papërshtatshme.
"Babai i njërit prej nxënësve të mi bleu fotot e mia dhe i shpërndau në grupin e futbollit. Më pas e mori vesh gruaja e tij. Më pëlqen vetja, pasionin për trupin tim e ktheva në një formë për të fituar të ardhura. Nuk e kuptoj se cili është problemi. Të jetosh me 1200 euro në muaj është e lodhshme, prandaj e hapa", rrëfeu më tej Elena.
Sipas saj shkolla ku jepte mësim nuk e mori kurrë parasysh mendimin e saj.
"Më sulmuan duke më thënë se kërkoja vëmendjen e mediave. Bërja e fotove komprometuese nuk e ka cenuar kurrë profesionalizmin tim në punë. Shkolla kurrë nuk ka dashur të flasë me mua, ata gjithmonë kanë vepruar me letra dhe nuk kanë dashur kurrë dialog. Jam e habitur që një shkollë katolike që predikon moralin e trajton një punonjëse në këtë mënyrë”, tha ajo më tej. (A2 Televizion)