Projektet mahnitëse që konkurrojnë për t'u emëruar "Ndërtesa Botërore e Vitit"

Nga A2 CNN
10 Korrik 2024, 15:27 | Lifestyle

Një hotel në Dubai, një observator hapësinor në Qipro dhe qendra e kontrollit të një termocentrali turk janë ndër 220 projektet e përzgjedhura për çmimin e lakmuar “Ndërtesa Botërore e Vitit”.

Duke përfshirë 18 kategori, nga banesat dhe zyrat tek objektet shëndetësore dhe vendet sportive, lista u shpall nga organizatorët e Festivalit vjetor Botëror të Arkitekturës. Ndërtesa të tjera të këtij viti përfshijnë Ambasadën e re Australiane në Uashington dhe Terminalin 2, të zgjeruar së fundmi në aeroportin Changi të Singaporit.

Të gjithë finalistët do të prezantojnë projektet e tyre në edicionin e 17-të të konkursit këtë nëntor. Një panel prej 175 delegatësh do të votojë për fituesit e kategorive, të cilët më pas shkojnë ballë për ballë për titullin e përgjithshëm. 

Çmimi kryesor i vitit të kaluar iu dha një shkolle me konvikt, në provincën Zhejiang të Kinës, e cila përmban një park në çati, shtëpi pemësh dhe vendkalime të ngritura që formojnë një pyll të vërtetë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos