“Sa para ke në bankë?”, princ Uilliam nuk habit aspak me sinqeritetin e tij

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 16:38 | Lifestyle

“Sa para ke në bankë?”, princ Uilliam nuk habit aspak me

Sa para keni në llogarinë tuaj bankare? Jemi të sigurt që e dini edhe qindarkën më të fundit, në mos jeni të vetëdijshëm për shumën që keni. Mirëpo, të jesh princ, e ke këtë “problem” sa nuk e di sa para ke. Me kaq shumë sinqeritet është përgjigjur edhe princ Uilliamin.

Një djalë i vogël, i quajtur Amir Hassan e pyeti drejtpërdrejt Uilliamin: "Sa keni në llogarinë tuaj bankare? Përgjigja e Uilliam ishte shumë e thjeshtë.

“Nuk e di”, tha ai pasi dhuroi një buzëqeshje.

Tani nuk mund të jemi të sigurt nëse ai di apo jo për depozitat e tij bankare, por ajo që është e sigurt është se anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të diskutojnë çështje financiare apo të mbajnë para me vete.

E vetmja që "theu" këtë rregull ishte Mbretëresha Elizabeth, e cila thuhej se kishte fatura dhe çeqe donacionesh në çantën e saj çdo të diel kur shkonte në kishë. Megjithatë, pas vdekjes së saj dhe pranimit të mbretit Charles, Princi Uilliam trashëgoi një vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos