Spektakël dritash në qytetin alpin, festivali sjell mesazhe paqeje dhe fokus te lufta në Ukrainë

Nga Rosalba Bejdo
1 Maj 2026, 15:21 | Lifestyle

Rrugët e qytetit historik alpin italian Brixen, i njohur gjithashtu si Bressanone, u ndriçuan me drita dhe mesazhe paqeje për edicionin 2026 të Festivalit Brixen Water Light.

Projektime mbi monumentet e qytetit dhe instalime të vendosura në sheshet e tij synonin të përcillnin temën e këtij viti të festivalit “Imagjino Paqen”, me një fokus të veçantë mbi luftën në Ukrainë. Përmes 24 instalimeve “Ted Rites” nga artistë të 13 vendeve, të vendosura në sheshe, ndërtesa dhe përgjatë lumenjve që kalojnë nëpër qytet, vizitorët patën mundësi të përjetonin Brixen në një mënyrë të ndryshme.

“Ne besojmë, se paqja fillon me veten tonë. Ajo fillon në shoqëri dhe fillon me të menduarit paqësor”, tha drejtori kreativ Werner Zanotti. Festivali i zgjat deri më 16 maj, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare të Dritës të Kombeve të Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos