Që nga fundi i vitit 2022, porti i qytetit turk Muğla ka qenë shtëpia e superjachtit luksoz “Eclipse”, një nga më të mëdhenjtë dhe më të shtrenjtët në botë.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se për gati 1.000 ditë, gjeneratorët e anijes kanë qëndruar të ndezur pa pushim. Arsyeja? Të ruhet funksionimi i kondicionimit të ajrit, i cili mbron ambientet e brendshme luksoze dhe sistemet elektronike nga lagështira e lartë e Turqisë, shkruan A2 CNN.
Ky proces i pazakontë mirëmbajtjeje ka një kosto marramendëse: rreth 600 milionë dollarë, vetëm për të mbajtur jahtin në kushte optimale.
“Eclipse” nuk është një mjet lundrues i zakonshëm. Ai është i pajisur me sistem antiraketë, dy vende për uljen e helikopterit, një nëndetëse që zhytet deri në 50 metra, xhama antiplumb dhe një pjesë të trupit të blinduar. Brenda ofron luks ekstrem: disa pishina, kinema, diskotekë dhe një sërë suita ekskluzive, të shërbyera nga një ekuipazh prej 60 personash.
Pas kësaj periudhe të gjatë qëndrimi, “Eclipse” është rikthyer në det dhe po udhëton drejt Stambollit, ku do t’i nënshtrohet një kontrolli të plotë teknik. (A2 Televizion)