Zbulohet varri i D’Artagnan?

Nga A2 CNN
26 Mars 2026, 13:43 | Lifestyle

Zbulohet varri i D’Artagnan?

Studiuesit mendojnë se kanë zbuluar varrin e musketjerit më të famshëm në botë, Charles de Batz de Castelmore d’Artagnan, i cili ka jetuar në shekullin XVII dhe ka frymëzuar personazhin e famshëm me të njëjtin emër të Alexandre Dumas.

Skeleti u gjet gjatë punimeve për riparimin e dyshemesë së një kishe në Mastriht të Holandës, ku D’Artagnan, pjesëtar i ushtrisë së mbretit Luigji XIV, humbi jetën në vitin 1673, gjatë luftës Franko-Holandeze, shkruan A2 CNN.

Arkeologu Wim Dijkman, thotë për Reuters se të gjitha hipotezat mbeten të hapura për momentin. “Jemi duke kryer analiza dhe hetime, duam të jemi absolutisht të sigurt nëse është apo jo ushtari i famshëm që vdiq pranë Mastrihtit”, tha ai.

Mbetjet u gjetën që në muajin shkurt, nën dyshemenë e Kishës së Shën Pjetrit dhe Shën Palit. Kisha ishte përmendur edhe më parë si vendi ku prehej D’Artagnan. Rezultatet e ADN-së, së tërhequr nga nofulla, po krahasohen me atë të pasardhësve të tij dhe do të tregojnë tani nëse bëhet fjalë për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos