"Renaissance: A film by Beyoncé" qëndroi vetëm një fundjavë në krye dhe duket se kureshtja u shua, njësoj siç ndodhi më herët me Taylor Swift. Ndërkohë vendin e parë për këtë fundjavë në kinema e zuri një film i animuar japonez, nga mjeshtri Hayao Mijazaki.
"Wish" ruan vendin e pestë, duke shtuar 5.3 milionë dollarë arkëtime. 6.2 milionë të tjerë siguroi "Trolls band together" që mban vendin e katërt.
"Godzilla minus one" qëndron në vend të tretë me 8.3 milionë dollarë të tjerë. "The hunger games: The ballad of songbirds and snakes" qëndron në vend të dytë për të dytën javë rresht, me 9.4 milionë dollarë nga shitjet e biletave në kinema, në totalin e 136 milionëve.
"The boy and the heron", filmi i parë i animuar japonez në 10 vite i mjeshtrit Hayao Miyazaki, u shfaq premierë dhe siguroi në 2 ditë 12.8 milionë dollarë. (A2 Televizion)