U diagnostikua me tumor në tru, vdes ylli i "Peaky Blinders"

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 18:37 | Showbiz

U diagnostikua me tumor në tru, vdes ylli i "Peaky Blinders"

Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, poeti dhe shkrimtari britanik, Benjamin Zephaniah. Ai u diagnostikua me një tumor në tru tetë javë më parë.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga llogaria e tij në Instagram ku e përshkruante Zephaniahn si një “pionier dhe novator të vërtetë që i dha botës kaq shumë”.

“Gruaja e Benjaminit ishte pranë tij gjatë gjithë kohës dhe ishte me të kur ai kaloi”, shkruhej më tej në postim.

 

Benjamin Zephaniah

Sipas mediave të huaja, ai gjithashtu ka luajtur rolin e Jeremiah Jesus në serialin Peaky Blinders.

“Benjamin na lë një trashëgimi të gëzueshme dhe fantastike”, tha familja e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos