Dua Lipa ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pas lajmit surprizë të ndarjes nga regjisori Romain Gavras, pas 8 muajsh lidhje.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është parë ditët e fundit në evente të ndryshme të modës dhe jo vetëm ku është shfaqur mjaft elegante dhe është komentuar nga të gjithë.
Por në rrjet po qarkullon me shpejtësi një foto ku thuhet se mban numrin e saj të telefonit, veperimi nxitur nga vetë ylli shqiptar.
Nuk dihet nëse ky postim lidhet me ndonjë projekt të ri muzikor por vështirë të besohet se është vërtetë numri i Lipas, pasi një gjë është e sigurt nuk do të gjente qetësi nga miliona mesazhet që do t'i vinin nga fansat e saj.
“Më shkruani”, thotë ajo.
Text me… ???? +1 (917) 810-3415 pic.twitter.com/bztiw4mmiL (A2 Televizion)
— DUA LIPA (@DUALIPA) December 6, 2023