Britney Spears është futur në një qendër rehabilitimi një muaj pasi u arrestua nën dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.
Këngëtarja është paraqitur vetë në qendrën e trajtimit, sipas përfaqësuesit të saj, i cili foli për disa media amerikane të dielën.
Pas arrestimit të 44-vjeçares më 4 mars, përfaqësuesi i yllit të muzikës e quajti incidentin “krejtësisht të pajustifikueshëm” dhe tha se të afërmit e saj do të “hartonin një plan të nevojshëm për ta ndihmuar të arrijë mirëqenie dhe sukses”.
Britney Spears është një nga këngëtaret pop më të suksesshme të të gjitha kohërave, me hite si “Baby One More Time”, “Toxic” dhe “Everytime”.
Për 13 vite, deri në vitin 2021, Spears ishte nën kujdestari ligjore nga i ati, i cili kontrollonte financat dhe jetën e saj personale. Ai ka deklaruar se kjo ishte e nevojshme sepse jeta e saj ishte “në kaos” dhe ajo ndodhej në “vështirësi fizike, emocionale, mendore dhe financiare”. (A2 Televizion)