“Do të shiten sa hap e mbyll sytë”, çizmet e Kate Middleton në krye të listës së sezonit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 12:24 | Showbiz

“Do të shiten sa hap e mbyll sytë”, çizmet e Kate

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, princi i Uellsit William, u pa disa ditë më parë në një aktivitet social në Moray të Skocisë, e veshur me një palë çizme deri në kyçin e këmbës, të cilat tërhoqën vëmendjen në çast dhe u kthyen në krye të listës së dëshirave të këtij sezoni.

Këto janë çizmet CODA, të dizajnuara nga ba&sh, një riinterpretim më femëror dhe romantik i çizmeve klasike Chelsea. Një model super i gjithanshëm, që është gati të na shoqërojë me stil dhe rehati edhe në ato ditë vjeshte me mot të çmendur. Sholla e tyre e trashë dhe elastika anësore garantojnë rehati absolute dhe janë po aq praktike edhe kur i vishni.

Mos hezitoni shumë përpara se t'i blini, sepse ato mund të shiten shumë, shumë shpejt! (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos