Miq dhe familjarë i japin lamtumirën e fundit "Chandler Bing"

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 14:13 | Showbiz

"Chandler Bing" është përcjellë për në banesën e fundit. Aktori Matthew Perry u vu të pushojë në një varrezë në Los Angeles pas një funerali privat të premten.

Të pesë miqtë e tij nga sitcomi “Friends” morën pjesë në funeral së bashku me familjen e Perry-t.

Kujtojmë se 54-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij në Los Angeles fundjavën e kaluar.

Shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende. Ekzaminimi pas vdekjes nuk ishte përfundimtar dhe zyrtarët janë në pritje të rezultateve të testeve toksikologjike.

Perry luajti Chandler Bing-un e mençur në serialin Friends nga viti 1994 deri në 2004 dhe vdekjen e tij shkaktoi hidhërimi tek fansat dhe kolegët e tij nga seriali me të cilët ishte i afërt edhe në jetën reale.

Forest Laën Memorial Park është vendi i pushimit të shumë yjeve të Hollivudit duke përfshirë Carrie Fisher, Paul Walker dhe Stan Laurel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos