Dua Lipa ka udhëtuar së fundmi në Nju-Jork, aty ku duket se fansat e saj janë të shumtë dhe të çmendur pas artistes me origjinë shqiptare.
Ajo ka qenë e pranishme në studion e “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” dhe pasi është larguar nga godina, me qindra fansa kanë pritur në ambientet e jashtme këngëtaren për ta takuar atë dhe për të bërë foto. Kjo gjë ka bërë që Dua Lipa të shoqërohet nga një numër i madh forcash sigurie.
Dua ka publikuar së fundmi këngën “Houdini”, i cili do të jetë edhe pjesë e albumit të saj të tretë që pritet të dalë vitin e ardhshëm.
Dua ka publikuar albumin e saj të parë të quajtur “Dua Lipa” në qershor të vitit 2017, i cili përmbante hite si “New Rules”, “IDGAF” dhe “Be The One. Ajo fitoi çmimin ‘Grammy’ në kategorinë ‘Artistja e re më e mirë’ në shkurt të vitit 2019 në edicionin e 61-të të ndarjes së çmimeve ‘Grammy Awards’. Artistja nga Kosova publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” në mars të vitit 2020 gjatë pandemisë COVID-19, i cili përmbante gjashtë këngë solo. (A2 Televizion)