Revista "Time" shpall Njeriun e Vitit

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 14:08 | Showbiz

Revista "Time" shpall Njeriun e Vitit

Taylor Swift është shpallur Njeriu i Vitit nga revista TIME.

Ylli i popit, turneu masiv i së cilës i dha statusin e miliarderes këtë vit, la pas Vladimir Putinin, “Barbie” dhe Sam Altman.

Vitin e kaluar, ishte presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe "Fryma e Ukrainës" që kryesuan renditjen, pasi zunë kryetitujt e gjithë botës pas pushtimit të vendit nga Rusia.

“Të zgjedhësh një person që përfaqëson tetë miliardë të tillë në planet nuk është detyrë e thjeshtë. Ne bëmë një zgjedhje që përfaqëson gëzim. Dikë që po i sjell dritë botës”, deklaroi Sam Jacobs, kryeredaktori i revistës në një program televiziv në NBC.

Revista "Time" shpall Njeriun e Vitit

Revista Time ia ndan çmimin “individit, grupit apo konceptit që ka pasur influencën më të madhe në botë përgjatë 12 muajve.

A2 CNN Livestream

Latest Videos