Pavarësisht mungesës së gjatë, Florian Mumajesi do të rikthehet në skenën e artit shumë shpejt, madje me një koncert. Kështu tha në “Dita jonë” në A2 CNN, me Bora Shahinin dhe Rei Bezhanin, gazetari i shoëbiz-it, Andi Vrapi.
“Të gjithë presim që Flori të rikthehet, ka kaq shumë thirrje, por kam qenë gjithmonë skeptik, sepse nga një anë kërkojmë Florin, nga ana tjetër dëgjojmë muzikë jo fort të mirë. Flori në vitet që ka qenë aktiv nuk ka qenë më i klikuari nga publiku shqiptar, nuk ishte ndoshta edhe më i paguari”, tha ai.
“Mendoj që do rikthehet. Kur një profesion bëhet me dashuri, edhe pse për njëmijë aryse mund të shkëputemi, një ditë do të rikthehet. Në dijeninë time Flori ka një seri këngësh të regjistruara në studio që presin për t’u lançuar. Por se kur, Zoti e di! Do dalë me një koncert shumë të madh, dhe nuk e di a do ketë arenë për t’i mbajtur njerëzit”. (A2 Televizion)