Palestina është përfshirë për herë të parë si vend pjesëmarrës në konkursin e bukurisë, Miss Universe të këtij viti, shkruan A2 CNN.
Nadeen Ayoub do të jetë gruaja e parë që do të përfaqësojë këtë vend në konkursin më të famshëm të këtij lloji në botë.
Ajo u kurorëzua Mis Palestina në vitin 2022 dhe do të përballet për titullin e madh me 130 vajza të tjera nga e gjitha bota.
Në një postim në mediat sociale, 27-vjeçarja tha se dëshiron të jetë një zë për popullin palestinez.
“Në një kohë kur sytë e botës janë mbi atdheun tonë, e bëj këtë rol me përgjegjësi të thellë. Është më shumë se një titull. Është një platformë për të folur në emër të popullit të Palestinës, veçanërisht grave dhe fëmijëve tanë. Ne jemi gra me ëndrra, talente, dhe zë të fuqishëm për t’i ofruar botës”, tha ajo.
Konkursi Miss Universe i vitit 2025 do të zhvillohet në Bangkok, Tajlandë, më 21 nëntor. (A2 Televizion)