Vitet kalojnë për të gjithë, transformimi i pabesueshëm i yllit të Baywatch

Nga A2 CNN
24 Gusht 2025, 20:10 | Showbiz

Vitet kalojnë për të gjithë, transformimi i pabesueshëm

Nancy Valen, e njohur për rolin e saj si shpëtimtarja Samantha Thomas në serialin e famshëm të viteve ’90 Baywatch, është parë së fundmi në një dalje të rrallë në Los Anxhelos, ku surprizoi fansat me pamjen e saj krejtësisht të thjeshtë. Aktorja 59-vjeçare, që dikur u bë e famshme me rrobe banjat e kuqe ikonike, kësaj here u shfaq me një bluzë sportive blu, pantallona të gjera dhe atlete të bardha, duke preferuar komoditetin ndaj shkëlqimit të dikurshëm të Hollivudit, shkruan A2 CNN.

Vitet kalojnë për të gjithë, transformimi i pabesueshëm

Valen dukej shumë ndryshe nga epoka që mbajnë mend fansat e saj kur luante në Baywatch. Seriali legjendar, i cili u transmetua nga viti 1989 deri në 1999, arriti audiencë rekord me 1,1 miliard shikues në javë në 148 vende dhe u dublua e titrua në 44 gjuhë të ndryshme.

Vitet kalojnë për të gjithë, transformimi i pabesueshëm

Gjatë karrierës së saj, Valen ka marrë pjesë si e ftuar në 23 seriale të njohura, përfshirë Friends, CSI: Crime Scene Investigation, Boy Meets World dhe Full House. Që nga viti 1994, ajo është e martuar me aktorin dhe producentin Nels Van Patten, me të cilin ka dy djem, Jake dhe Alex. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos