Doli në rrugë vetëm me të brendshme, Lil Nas X arrestohet dhe çohet në spital

Nga A2 CNN
22 Gusht 2025, 07:23 | Showbiz

Doli në rrugë vetëm me të brendshme, Lil Nas X arrestohet

Reperi i njohur amerikan, Lil Nas X është vënë në pranga nga policia pas një përplasje të dhunshme që pati me efektivët në bulevardin Ventura në Los Angeles, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Policia u thirr nga banorët për një burrë që po ecte në rrugë me të brendshme, duke shkaktuar probleme. Pasi oficerët mbërritën në vendngjarje, këngëtari i Old Toën Road i sulmoi dhe për këtë arsye u arrestua për dhunë.

Ai u dërgua më pas në spital për trajtim për një mbidozë të mundshme.

Një video e paverifikuar u publikua nga TMZ, e cila e shfaqte këngëtarin duke kërcyer në rrugë vetëm me të brendshme dhe çizme kaubojsh, duke i ftuar njerëzit që kalonin aty pranë të “vinin në festë”.

Këngëtari ka shkaktuar polemika gjatë gjithë karrierës së tij, me konservatorët në SHBA që e quajnë videoklipin e këngës së tij hit Montero (Call Me By Your Name) "të shthurur" dhe "të ligë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos