Familja Presley përballet sërish me tensione dhe akuza të rënda. Priscilla Presley, nëna e ndjerë Lisa Marie Presley dhe ish-bashkëshortja e legjendës së rock-ut Elvis Presley, është paditur nga ish-bashkëpunëtorët e saj të biznesit për mashtrim dhe shkelje kontrate, me akuza tronditëse.
Sipas padisë të dorëzuar nga Brigitte Kruse dhe Kevin Fialko, Priscilla akuzohet se i ka ndërprerë “frymëmarrjen artificiale| Lisa Marie-s, me qëllimin për të marrë kontrollin e pasurisë.
Lisa Marie Presley ndërroi jetë në janar 2023 në moshën 54-vjeçare, pas një arresti kardiak. Megjithëse autopsia zyrtare konfirmoi një vdekje natyrale si pasojë e komplikimeve nga një ndërhyrje e mëparshme kirurgjikale, padia pretendon se Priscilla veproi në kundërshtim me dëshirën e vajzës për t'i zgjatur jetën brenda kufijve të standardeve mjekësore.
Avokati i Priscilla Presley, Marty Singer, i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur "të turpshme, absurde dhe plotësisht të pabaza", ndërsa i cilësoi si një përpjekje për të dëmtuar reputacionin e saj si hakmarrje për një proces të mëparshëm ligjor.
Ky është vetëm kapitulli më i fundit në një sagë të gjatë ligjore brenda familjes. Pas vdekjes së Lisa Marie, e bija Riley Keough mori kontrollin e plotë mbi pasurinë, duke i dhënë fund një beteje të gjatë gjyqësore me gjyshen. (A2 Televizion)