Leonardo DiCaprio ndalohet nga policia në Ibiza

Nga A2 CNN
14 Gusht 2025, 22:46 | Showbiz

Leonardo DiCaprio ndalohet nga policia në Ibiza

Pushimet luksoze të Leonardo DiCaprios në Ibiza kanë marrë një kthesë të papritur, kur aktori hollivudian u ndalua dhe u kontrollua nga Guardia Civil. Ngjarja ndodhi pak para se ai të merrte pjesë në një festë private të organizuar nga këngëtari spanjoll Arón Piper, ku ishin të ftuara edhe shumë figura të tjera të njohura.

Sipas mediave spanjolle, DiCaprio dhe partnerja e tij, modelja italiane Vittoria Ceretti, ndodheshin në një radhë me dhjetëra persona të tjerë, duke pritur të kontrolloheshin nga oficerët. Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale, shihet momenti kur aktorit i kërkohet dokumenti i identitetit, pasi fillimisht nuk ishte njohur nga policët. Megjithatë, ai mbeti i qetë dhe bashkëpunues gjatë gjithë procedurës, shkruan A2 CNN.

Një burim i tha “Daily Mail” se çdo i ftuar ishte përshkuar nga e njëjta procedurë kontrolli dhe identifikimi, si pjesë e masave të sigurisë, dhe se nuk bëhej fjalë për një hetim të posaçëm ndaj aktorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos