Plazhi i famshëm i Copagabanës në Rio De Janeiro u shndërrua në një pistë gjigante vallëzimi, teksa mbretëresha e popit Madonna joshi adhuruesit në një koncert që theu recorde.1.6 milionë njerëz ndoqën performancën elektrizuese të 65-vjeçares që mbylli në Brazil, turneun e saj botëror Celebration, për të shënuar 40 vitet në muzikë.
Numri i pjesëmarrësve tejkaloi me 10 herë rekordin paraprak të shënuar në Paris në vitin 1987, ku 130 mijë njerëz ndoqën koncertin e Madonës.
“Rio, jemi në vendin më të bukur në botë”, u tha ajo spektatorëve teksa përformonte hitet më të famshme si Like a Prayer, apo Vogue.
Turma njerëzish u panë të kërcenin me këngët e Madonës, të cilat u luajtën disa orë përpara se ylli i muzikës të mbërrinte. Ekrane gjigante përgjatë plazhit siguruan që të gjithë brazilianët pjesëmarrës të shijonin eventin. (A2 Televizion)