Oprah Winfrey u shfaq në gala vjetore të Akademisë së Muzeut të Filmit në Los Angeles të dielën mbrëma me një ndryshim dramatik në pamjen e saj.
Winfrey u nominua për aktoren më të mirë për filmin "The Color Purple". Manjatja mediatike 69-vjeçare ka humbur disa kilogramë dhe kishte veshur saj një fustan ngjyrë vjollce të shtëpisë së Dolce & Gabbana.

Në mbishkrimin e postimit në llogarinë e saj personale në Instagram, Winfrey shkroi: “Është një natë ngjyrë vjollce. Po nisem për gala në Muzeun e Akademisë me familjen time”. Kjo paraqitje e saj mori vlerësime nga komentuesit, që nuk u kursyen me fjalët e mira.
Në një intervistë të fundit me revistën Essence, Oprah zbuloi se ishte paguar 35,000 dollarë për rolin e saj në "The Color Purple", i cili gjithashtu i dha asaj nominimin e parë për Oscar. Ajo deklaroi se 35,000 dollarët që mori për rolin ishin paratë më të mira që ka fituar ndonjëherë. (A2 Televizion)