Mes thashethemeve për ndarje, Michelle dhe Barack Obama festojnë ditëlindjen e Sasha-s

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 14:17 | Showbiz

Mes thashethemeve për ndarje, Michelle dhe Barack Obama festojnë

Michelle dhe Barack Obama festuan ditëlindjen e 24-të të vajzës së tyre më të vogël, Sasha, pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme për krizën në martesën e tyre. Ish-Zonja e Parë postoi një foto familjare në Instagram, që duket të jetë realizuar gjatë një pushimi, e shoqëruar me një urim për Sasha-n: “Gëzuar ditëlindjen vajzës sime të ëmbël, Sasha! Nuk mund ta besoj sa shpejt ka kaluar koha. Jam shumë krenare për gruan që je bërë. Të dua gjithmonë!” shkroi Michelle.

Çifti Obama, të martuar prej 32 vitesh, është përballur me zëra të vazhdueshëm për ndarje muajt e fundit, sidomos për shkak të mungesës së Michelle në disa evente të profilit të lartë si inaugurimi presidencial i janarit dhe ceremonia përkujtimore për ish-presidentin Jimmy Carter. Në mars, ajo mungoi gjithashtu në ndeshjen e yjeve të NBA-së, ku tradicionalisht ishin të pranishëm.

Megjithatë, çifti është parë në publik gjatë muajve të fundit, përfshirë një darkë romantike në Nju-Jork dy javë më parë dhe një dalje tjetër në Uashington muajin paraardhës, shkruan A2 CNN.

Në një episod të fundit të podcast-it "The Diary of a CEO", Michelle reagoi ndaj spekulimeve: “Nëse do kisha probleme me bashkëshortin tim, të gjithë do ta dinin,” tha ajo.

Michelle ka qenë gjithnjë e hapur për sfidat në martesën e saj, veçanërisht në podcast-in e saj të ri "IMO (In My Opinion)" që e moderon me vëllain Craig Robinson. Ajo zbuloi se po ndjek terapi për të përballuar kalimin në një fazë të re të jetës, si nënë e fëmijëve të rritur dhe grua jashtë jetës publike.

Mes thashethemeve për ndarje, Michelle dhe Barack Obama festojnë

“Jam 60 vjeçe dhe po bëj një 'rregullim' për këtë fazë të re të jetës. Tani vendimet janë krejtësisht të miat. Nuk kam më justifikime si: ‘vajzat kanë nevojë për mua’, ‘burri ka nevojë për mua’ apo ‘vendit i duhem’,” tha ajo në podcast-in e Jay Shetty.

Ndërkohë, vajza e madhe e çiftit, Malia, 26 vjeçe, ka zgjedhur të ndjekë rrugën e saj në industrinë e filmit duke hequr mbiemrin Obama dhe duke përdorur emrin artistik Malia Ann. Michelle e ka mbështetur vendimin e saj, duke thënë se është e rëndësishme që vajzat e saj të ndihen se kanë fituar çdo gjë me punën e tyre dhe jo falë mbiemrit të famshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos