Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa rajone

Nga A2 CNN
10 Tetor 2026, 17:03 | Bota

Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa rajone

Moti i keq që përfshiu Italinë gjatë natës shkaktoi përmbytje, dëme materiale dhe probleme në qarkullimin rrugor në disa rajone të vendit.

Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa rajone

Në ishujt Eol, në Lipari, dhjetëra banesa u përmbytën, automjete mbetën të bllokuara në zonën e portit të Sottomonasteros, ndërsa rrugët u mbuluan nga balta. Dalja nga shtrati e përrenjve Ponte dhe Valle bëri që inertet të përfundonin deri në plazhe dhe në det. Zjarrfikësit ndërhynë disa herë, edhe për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve.

Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa rajone

Situata paraqitet e rëndë në Melito Porto Salvo, në provincën e Rexhio Kalabrias, ku stuhia e fuqishme përmbyti rrugët, me sasi të mëdha balte dhe inertesh, shkaktoi shembjen e një muri dhe zhvendosi disa automjete drejt shkëmbinjve pranë detit. Duke e cilësuar situatën kritike, kryebashkiaku Tito Nastasi kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa rajone

Në Bari, në rajonin e Pulias, u përmbyt Bazilika e Shën Nikollës, vendi ku ruhen reliket e shenjtorit. Ndërhyrja e zjarrfikësve, vullnetarëve dhe besimtarëve bëri të mundur kapërcimin e emergjencës. Reliket nuk pësuan dëmtime, ndërsa u dëmtua ashensori për personat me aftësi të kufizuara.

Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa rajone

Në Sava, në provincën e Tarantos, erërat e forta rrëzuan disa ndriçues festivë, duke dëmtuar automjetet e parkuara, por pa shkaktuar të lënduar.

Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa rajone

Ndërkohë, në Ancio dhe Nettuno, pranë Romës, përmbytjet e rrugëve dhe banesave detyruan autoritetet të kërkojnë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Brenda 24 orëve janë regjistruar 80 milimetra reshje shiu.

Moti i keq godet Italinë, përmbytje dhe dëme në disa rajone (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos