
Mijëra qytetarë dolën në protesta dhe marshime pro Palestinës në disa qytete të Italisë, në Romë, Milano, Napoli, Bolonja dhe Torino, në kuadër të nismës me sloganin “Fundi i gjenocidit”.
Në nismë janë bashkuar qindra shoqata, sindikata, kolektive studentore dhe organizata politike. Protestuesit kërkojnë përfundimin e menjëhershëm të atij që e cilësojnë si gjenocid, lejimin e ndihmave humanitare për Gazën dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite.

Në Torino janë regjistruar momente tensioni dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Ndërkohë, në marshimin e zhvilluar në Napoli është parë edhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila iu bashkua demonstruesve në mbështetje të palestinezëve. (A2 Televizion)